Policia në Izrael me topa uji shpërndau demonstruesit

TË FUNDIT

Policia izraelite përdori topa uji për të shpërndarë mijëra protestues që u mblodhën në Jerusalemin qendror për të protestuar kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu në përleshjet që shpërthyen brenda natës, pas së cilave u arrestuan të paktën 55 persona.

Në Izrael javët e fundit janë organizuar protesta në të cilat protestuesit e thërrasin kryeministrin të jep dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion dhe keqmenaxhimin e qeverisë me pandeminë.

Protesta e djeshme u organizua afër rezidencës së Netanjahut pasdite vonë dhe fillimisht ishte paqësore.

Një kundër-protestë e vogël nga mbështetësit e kryeministrit u zhvillua në afërsi, ndërsa dy kampe kundërshtare ishin të ndara me barrikada metalike dhe një numër i madh i policëve.

Policia kumtoi se ka tentuar t’i shpërndajë protestuesit kur tentuan të shëtisin në qytet.

Atëherë erdhi deri te përleshja e policisë dhe protestuesve pas së cilës edhe katër kamionë të mëdhenj me topa uji për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur.