Policia italiane konfiskoi 400.000 maska mbrojtëse

TË FUNDIT

Policia italiane konfiskoi rreth 400.000 maska mjekësore, që ilegalisht ishin importuar nga katër biznesmenë kinezë.

Biznesmenët kinezë maskat i kishin paraqitur si donacion, ndërsa faktikisht ishin të destinuara për shitje.

Një nga biznesmenët e kishte pranuar se kishin planifikuar të importojnë gjithsej pesë milionë maska ose FFP2 maska në afat prej një jave.

Maskat e konfiskuara kishin arritur me aeroplan në Milano dhe në Romë dhe ishin prezantuar si donacion, por në fakt ishin të destinuara për shitje me çmim prej dy ose tre uuro për një maskë, derisa FFP2 duhej të shiteshin prej katër deri në pesë euro.

Sipas policisë italiane, selitë e firmave për import të materialeve mjekësore ishin fiktive.

Policia gjithashtu konfiskoi rreth 100.000 maska në një restorant sushi në Torino, ndërsa dërgesë tjetër është konfiskuar në Napoli.

Maskat e konfiskuara do t’i dorëzohen mbrojtjes civile italiane, e cila do t’i shpërndajë në spitalet dhe shtëpitë e pleqve./MIA