Policia italiane arreston më shumë se 20 pjesëtarë të organizatës mafioze “Koza Nostra”

TË FUNDIT

Policia italiane ka arritur sukses të madh pasi, në Palermo ka arrestuar më shumë se 20 pjesëtarë të organizatës mafioze “Koza Nostra”, duke filluar nga shefat, e deri te vjedhësit më të rëndomtë dhe autorë të punëve ilegale, shkruan gazeta ditore “Hafington Post”.

Të arrestuarit janë akuzuar për vrasje, organizim kriminel, shitje të drogës, vjedhje, e tjerë.

Aksioni u zbatua pasi pronarë të një numri të caktuar të shitoreve në Palermo janë ankuar dhe i kanë denoncuar mafiozët në polici, pasi nuk kanë mundur më të durojnë ta paguajnë “mbrojtjen” e detyruar të familjes mafioze, Anxhelo Monti.

Shefi Monti ka qenë në burg gjatë tre viteve të fundit për veprim mafioz, por pas daljes, e ka ndërmarrë rolin e vjetër të “bosit” dhe ka vazhduar me punë kriminele.