Nga e premtja deri dje, policia hungareze arrestoi apo hasi 613 emigrantë në tentim që ilegalisht ta kalojnë kufirin serbo-hungarez, kumtoi sot policia hungareze.
Fundjavën e kaluar, patrullat policore dhe ushtarake hasën 240 persona në territor, të cilët nuk mundën ta dëshmojnë qëndrimin e tyre ligjor në Hungari.
Sipas ligjit hungarez, të gjithë personat ilegalë u shoqëruan deri te rrethoja e kufirit hungarez-serb.
Gjatë tre ditëve të kaluara, policia dhe ushtarët parandaluan 373 emigrantë ta kalojnë ilegalisht territorin hungarez, ndërsa kundër 11 personave janë parashtruar padi penale për shkak të kontrabandimit me njerëz, kumtoi policia hungareze, transmeton RTS.