Policia gjermane është duke bastisur shtëpi të grupeve djathtiste

TË FUNDIT

Policia gjermane sot në mëngjes ka zbatuar bastisje në shtëpi të cilat gjoja i shfrytëzojnë grupet ultradjathtiste, të cilat autoritetet gjermane i shpallën ekstremiste.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Zehofer herët në mëngjes e ndaloi punën e grupit djathtist Nordadler (Shqiponja Veriore).

Siç theksohet, grupi vepron kryesisht përmes Internetit duke përhapur ideologji dhe antisemitizëm ultradjathtiste ekstreme.

Bastisjet zbatohen në katër krahina gjermane./MIA