Policia e Vatikanit dje kreu bastisje në sektorin e angazhuar për mirëmbajtje të restaurimit të Bazilikës së Shën Pjetrit, dhe konfiskoi dokumente dhe kompjuterë me qëllim që të hetojë korrupsion të mundshëm.
Zyra e Vatikanit për marrëdhënie me opinionin kumtoi se janë konfiskuar materiale nga sektori administrativ dhe teknik i institutit konservator “Fabrika di San Pietro”, që ekziston prej shek.15, nga koha para se të fillojë ndërtimi i Bazilikës.
Sektori, në të cilin është kryer bastisja, e mbikëqyrte restaurimin e kupolës së Bazilikës së Shën Pjetrit./MIA
