Policia e Tetovës ndalon tre të rinjtë nga Gërçeci i Shkupit, konfiskohen thika

TË FUNDIT

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndaluar një makinë me tre të rinj nga Gërçeci i Shkupi, ku pas kontrolleve janë konfiskuar thika.

“Rreth orës 11:40, në Stençe të Tetovës, është ndaluar vetura “BMW” me targa të Shkupit, që po drejtohej të nga personi E.A. (18) nga Grçeci i Shkupit. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në automjetin në të cilin u transportuan edhe dy persona të tjerë nga i njëjti fshat të moshës 18 vjeçare, janë gjetur dy thika, të cilat janë konfiskuar me vërtetim”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Nga MPB thonë se kundër personit E.A. do të vijojë parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK