Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, po qëndron në Baku të Azerbejxhanit, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve (AIIF).
Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Durmishi theksoi se transformimi digjital, përkrahja e inovacionit dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal e ndërkombëtar mbeten prioritete kyçe për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve.
Përmes kësaj pjesëmarrjeje, po rikonfirmohet përkushtimi i ministrisë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tërheqjen e investimeve që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm.
