Policia e Shqipërisë finalizoi operacionin e koduar “Diversity” dhe arrestoi në flagrancë 26-vjeçarin E. K. pranë Kamzës, teksa transportonte mallra të dyshuara të kontrabanduara.
U sekuestruan 524 gramë flori, veshje, paketa cigaresh, dy makina qepëse dhe sende të tjera. Dy persona të tjerë, F. K. dhe M. G., janë shpallur në kërkim. Hetimet paraprake tregojnë se të tre kanë futur mallrat në mënyrë të kundërligjshme. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
