Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme ka dhënë informacione pas raportimeve për gjuajtje me armë në veri të Kosovës, përcjell TV21. Nga Policia thonë se nuk ka pasur gjuajtje në drejtim të Policisë ndërsa as Policia nuk ka gjuajtur në drejtim të askujt.
“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale?, ju informojmë se; Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thonë nga Policia e Kosovës.

