Policia e Kosovës arrestoi edhe dy persona të tjerë në Banjskë

TË FUNDIT

Dy persona janë arrestuar sonte në një hotel afër fshatit Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Sipas Policisë, ata janë arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të hetohet nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën./21Media