Policia e Kosovës: Alarmi për bombë në Kuvend dyshohet se erdhi nga një numër prej Serbisë

TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka konfirmua se kërcënimi për bombë në objektin e kuvendit ka ardhur nga Serbia.

Sipas policisë, bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur për një numri të telefonit, i cili dyshohet se është nga Serbia.

“Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paradites në objektin shtetëror të RKS-së, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriçimit dhe zbulimit të kërcënimit. Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia. Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim”, thuhet ne njoftimin e Policisë.