Nëpunës policorë nga Stacioni policor Gostivar në ora 17:40 minuta e kanë privuar nga liria M.I. (32) nga fshati Dobridoll i Gostivarit, pronar i objektit hotelierik në këtë fshat, i dyshuar se ka bërë vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë”.
“Pas një paraqitje, nëpunës policor së bashku me inspektor të Inspektoratit Shtetërorë të Tregut kanë kryer kontroll në objektin hotelierik, i cili gjithashtu më herët ka qenë i mbyllur nga ana e inspektorëve. Gjatë kontrollit në lokal janë hasur shumë persona të cilët kanë marrë pjesë në festë familjare”,- thuhet në kumtesën e MPB-së.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
