Policia del me detaje për vrasjen në Likovë

TË FUNDIT

Më 18 prill 2020, rreth orës 19:00 në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë,  një mjek nga Shtëpia e Shëndetit Publik Kumanovë, ka raportuar  se në Shërbimin e Urgjencës është sjell një burrë i vdekur nga plagët e marra nga plagosja me thikë.

Pas raportimit të rastit, Prokuroria Publike Themelore-Kumanovë,  menjëherë ka  dal në vend ngjarje dhe është kryer inspektimi, me cka është ardhur në përfundim se rreth orës 18:00 në fshatin Likovë, një person me iniciale  B.S (43) nga po i njejti fshat, pas një perleshje të mëparshëm verbale, ka sulmuar fizikisht dhe ka goditur me thikë disa herë në zonën e gjoksit personin me iniciale  J.S (43) nga fshati Likovë, pas së cilës personi në fjalë ndërroi jetë. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion. Ndërsa personi B.S ështëarrestuar  dhe po punohet  në zbardhjen e plotë të rastit.