Vullnetarët e shoqatës humanitare “Mundemi të gjithë së bashku” gjatë ditës së sotme në stacionin e policisë në Strumicë dëshmuan pas hyrjes së policisë në depot ku janë paketuar pakot me donacione nga familja Zaev. Nëpunësit policorë me gjashte automjete mbrëmë rreth orës 22.30 kanë hyrë në hapësirat ku vullnetarët kanë punuar. Së pari u kanë kërkuar leje për të lëvizur gjatë orës policore. Edhe pse të gjithë kanë pasur leje, janë dërguar në stacionin e policisë ku i kanë mbajtur deri në orën 4 të mëngjesit, ndërsa pakot me ndihmën humanitare mbetën në rrugë. Kryetari i organizatës humanitare Aleksandar Markovski akuzon se ky aksion ka prapavijë politike.
“Është skandaloze që të politizohet aksioni humanitar dhe edhe më keq të bëhen përpjekje që i njëjti të pengohet për shkak se nuk i kuvendon Mickoskit dhe Naqe Çulevit. Apeloj deri te të gjithë institucionet kompetente të zbatojnë proces dhe të çojnë gjithë situatën deri në fund për shkak se kjo mund të ndodh edhe në të ardhmen. Të mos vijë deri te një situatë e tillë dhe në të ardhmen, kërkoj përgjegjësi konkrete për gjithë situatën”, tha Aleksandër Markovski, OJQ “Të Gjithë së Bashku Mundemi”.
E kërkuam edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, për ta sqaruar arsyen për këtë aksion policor dhe me urdhër të kujt është zbatuar, por ai nuk u përgjigj thirrjeve tona. Nga MPB dolën me kumtesë në të cilën thuhet se policia në depot ka gjetur 11 persona dhe shumë pako me përmbajtje të panjohur.
Ministria e Punëve të Brendshme:
Nga ana e nëpunësve policor janë legjitimuar, pas çka është konstatuar se një pjesë e personave posedojnë leje për lëvizje për shkak të punës me ndërrime dhe punës së natës, ndërsa një pjesë e personave posedojnë njoftim të lëshuar nga Shtabi komunal i komunës së Strumicës për mbrojtje dhe shpëtim. Me qëllim që të vërtetohet a kanë vepruar nëpunësit policor në përputhje me rregullat dhe procedurat do të merr masa Sektori për kontroll të brendshëm.
U prononcua edhe kryetari I LSDM-së, Zoran Zaev. Ai në profilin e tij në Fejsbuk akuzoi se ministri i brendshëm, Çulev bashkë me liderin e VMRO-DPMNE-në, Hristijan Mickoski e keqpërdorin policinë dhe institucionet shtetërore, duke kërkuar të mbajnë përgjegjësi. -Pres nga institucionet kompetente të zbatojnë hetim dhe t’i identifikojnë fajtorët. VMRO-DPMNE-ja përmes strukturave policore e pengon ndihmën humanitare për qytetarët, duke i keqpërdorur institucionet shtetërore, ka shkruar Zaevi në reagimin e tij.
