Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:40 në Sektorin për Punë të Brendshme Manastir është raportuar se në një parking para një objekti hotelierik në rrugën “Falanga Maqedonase” në Manastir, një polic nga pakujdesia ka qëlluar me një plumb nga pistoleta e tij zyrtare, duke e lënduar veten.
Polici i plagosur është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza”, nga ku është konstatuar se ka marrë lëndime të rënda trupore.
Hetime në vendngjarje ka kryer SPB Manastir dhe për ngjarjen është informuar Prokuroria Publike dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së./TV21
