Polici e qëlloi 28 vjeçaren në dritaren e shtëpisë e saj

TË FUNDIT

Gruaja vritet në shtëpinë e saj

Gruaja vritet në shtëpinë e saj

Polici i bardhë qëlloi për vdekje një grua 28-vjeçare përmes dritares së shtëpisë së saj në Fort Worth.

Oficeri dhe kolegu i tij u thirrën në shtëpi nga një fqinj i cili vuri re që dera e përparme e Atatiana Jefferson ishte e hapur rreth orës 02:30 të së shtunës. Atatiana ishte duke luajtur video-lojëra me nipin e saj tetë vjeçar kur dëgjuan një zhurmë jashtë dhe ajo u ngrit për të shikuar, transmeton rtv21.tv.

“Vendosni duart lart! Më trego duart”, i kishte thënë polici asaj dhe një sekondë më vonë, oficeri kishte qëlluar, duke vrarë Atatianën para nipit të saj.

Babai i saj, Marquis Jefferson, e quajti vdekjen e saj “të pakuptimtë”. “Vajza ime ishte 28 vjeç, e kishte tërë jetën para saj,” kishte thënë ai.

“Duhet ta dini se ajo është vajza e dikujt. Dikush e donte atë. Kishte një mënyrë më të mirë. Nuk duhej të ishte kështu”, kishte shtuar babai i saj.

Atatiana ishte një farmaciste dhe punonte në një barnatore./21Media