Polici bleu veturë të përdorur, por defekti e çoi ta kërcënonte personin që ia shiti

TË FUNDIT

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë Policia e Velesit ka parashtruar kallëzim penal ndaj një polici me iniciale S.A., pasi i njëjti dyshohet se e ka kërcënuar një person i cili i kishte shitur një veturë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se personit në fjalë i është marrë arma zyrtare dhe se ka nisur procedura për largimin e tij nga puna.

“S.A., më 31.08.2025, me qëllim që të shqetësojë ose të frikësojë pronarin e një servisi për shitje dhe riparim automjetesh, nga i cili kishte blerë një veturë të përdorur për të cilën kishte marrë garanci se ishte në gjendje të rregullt, por pas një kohe të shkurtër pas shitjes gjatë drejtimit ndodhi një defekt, i ka drejtuar kërcënime atij dhe anëtarëve të familjes së tij”, thonë nga MPB.