Policët në gjah të vozitësve që nuk respektojnë rregullat në trafik

TË FUNDIT

Gjithsej 122 shoferë u gjobitën gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit, 26 prej të cilëve për tejkalim të shpejtësisë.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të vendosura, pesë janë për ngarje pa leje drejtimi, katër për automjete të paregjistruara, shtatë sanksione për përdorimin e telefonit celular, ndërsa pesë për mosrespektim të së drejtës së përparësisë dhe 44 për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë  rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion”, citohet në kumtesën e MPB-së.