Policët belg në protestë kundër stigmatizimit të profesionit të tyre

TË FUNDIT

Policia belge sot paralajmëroi protesta në disa qytete në përgjigje të pretendimeve se ata ishin tepër të dhunshëm dhe se veprimet e tyre ishin të motivuara në mënyrën raciste, transmetoi onlajn revista “Europ Todej”.

Pas sulmit ndaj eurodeputetes nga Mali dhe vdekjes së fundit të një emigranti nga vendet e Magrebit pas ndjekjes policore, publiku dhe media belge kanë akuzuar forcat për mbajtjen e rendit për përdorim të tepërt të forcës dhe veprime të motivuara raciste.

Sindikata e policisë belge ka bërë thirrje për protesta, duke argumentuar se zyrtarët e policisë në fakt janë viktima të dhunës dhe se bëhet fjalë për stigmatizim të të gjithë profesionit.

Organizatorët e protestës kërkojnë nga policia të jetë e pajisur me të ashtuquajtura “bodi kamera” (kamera të vendosura në trup te policët) që, si thonë, është në interes të qytetarëve, si dhe të policisë. Në këtë mënyrë, zyrtarët policore do të mund të dëshmojnë se kanë vepruar sipas ligjit, thuhet në kumtesën e zyrtarëve të policisë./MIA