BDI akuzon VLEN-in hipokrizi për shkak projektit “Ballkani i hapur”. Tema u bë aktuale pasi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski morri pjesë në takimin e radhës në Beograd. Deputetja integriste Arbana Pasholli kujtoi qëndrimet e liderëve të VLEN-it derisa ishin në opozitë.
Jo më larg se para 6 muajve deklaronin, me sa vijon: Lëvizja Besa atë kohë ka akuzuar qeverinë e RMV se është pjesëmarrëse në projektin Ballkani i hapur i cili sipas Besës është një projekt serbo rus. 4.53 Pyesim publikisht edhe sa qëndrime tuaja do të ndryshoni gjatë muajve të ardhshëm. Apo më sakt a do të mbeteni në një qëndrim që keni deklaruar publikisht. Sa mund të përbini? Vetëm e vetëm me një qëllim, interesat dhe inatet personale, tha Arbana Pasholi nga BDI.
Për këtë temë dje foli Izet Mexhiti nga VLEN , i cili tha se “Open Ballkan” nuk e ka arritur misionin e vet dhe nuk është nismë inkluzive në të cilën duhet të përfshihet i gjithë rajoni.
Tentativë për të bashkuar regjionin dhe dalë nga dalë po përmbyllet në atë efekt që e ka pasur. Çdo lloj tjetër iniciative uroj të jetë inkluzive që ti përfshijë të gjitha shtetet përfshirë edhe R. Kosovës ku do të respektohen si partner shtet midis vete mund të sjellë prosperitet për regjionin dhe qytetarët, tha Izet Mexhiti, zv.kryeministër i parë.
Paraprakisht edhe kryeministri Hristijan Mickoski e kishte kritikuar “Open Ballkanin”. Ai kishte deklaruar se nisma ka shumë mangësi dhe për të duhet të bisedohet me partnerët strategjik.
