Poetja Iskra Doneva lutet për ndihmë / I duhet shtëpi e përshtatshme për gjendjen e saj

TË FUNDIT

Iskra Doneva është me paralizë cerebrale dhe pa ndihmën e ndokujt nuk mundet ta kaloj as pragun e derës, ndërsa çdo ditë duhet të kalojë këto 17 shkallë. Deri para 6 viteve ka jetuar së bashku me nënën e saj e cila për shkak të sëmundjes është e akomoduar në shtëpi për pleq. Tashmë 6 vjet po lufton e vetme, ndërsa ditët dhe netët i kalon, siç thotë, ashtu siç mundet. Për shkak se procedurat pronësore për banesën ku jeton nuk janë të përfunduara, të njëjtën nuk mundet ta adaptojë për nevojat e saj dhe funksionim më të lehtë në përditshmëri.

“Punoj në Qytetin e Shkupit, në Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe bashkëpunim me OJQ-të. Siç thonë pleqtë, Zoti të mi ruaj sytë, duart, këmbët dhe mendjen, unë me këtë mendje kam përfunduar tre fakultete dhe ju duhet të prisni nga dikush tjetër, t’i lusësh që t’ju ulë poshtë, të mos mundesh as te mjeku të shkosh, është shumë jodinjitoze”.

Edhe përkundër faktit që ajo ka përditshmëri të vështirë, megjithatë gjen lumturi në gjërat e vogla dhe e mban gjallë shkëndijën e shpresës për një të nesërme më të mirë.

“Të qeshi, për shkak se di të them që shkëndija brenda meje, unë luftoj për këtë shkëndi, për atë diell dhe askush nuk mund të ma marrë”.

Iskra nga të gjithë njerëzit human kërkon që t’i ndihmojnë që të sigurojë vend dinjitoz për jetesë, për të, por në të ardhmen edhe për familjen e saj.

“Kërkoj hapësirë, çfarëdo forme, ose parcelë ku mund ta vendos shtëpinë e ëndrrave, për atë do të gjendet mënyrë ose hapësirë depoje ose së paku si zgjidhje e përkohshme, ndonjë banesë apo shtëpi që është rrafsh dhe nuk e shfrytëzojnë, së paku ta kaloj dimrin, që të mundem t’i zgjidh punët”.

Ekipi ynë i ndihmoi Iskrës që të kthehet në shtëpi, me shpresë se apeli i saj do t’i prekë zemrat e të gjithë bamirësve dhe do t’i mundësohet jetë më me dinjitet.