Po rritet numri i të vdekurve dhe të lënduarve në tërmetin në Turqi

TË FUNDIT

Në tërmetin me fuqi prej 6,6 ballë që ndodhi në ujërat e hapura në Detin Egje, te vendi Seferhisar në Izmir, humbën jetën gjashtë persona, ndërsa janë lënduar 202 persona, informon agjencia Anadollia.

Këtë informacion përmes një kumtese me shkrim e konfirmoi Drejtoria për Gjende të Jashtëzakonshme (AFAD) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë.

“Sipas informacioneve të mara nga Qendra Koordinuese e Shëndetësisë dhe Katastrofave, humbën jetën katër qytetarë tanë, prej të cilëve njëri është ngulfatur, përderisa 202 të tjerë janë lënduar”, thuhet në kumtesë.

Drejtoria e AFAD ka dërguar ndihmë urgjente prej tre milionë lirave të cilat do të shfrytëzohen në punët në këtë rajon.

“Tre maune mobile nga Sakarja, Bursa dhe Afjoni janë dërguar në këtë rajon”, shtohet në kumtesën e AFAD.