Pneumonia, çdo vit vret të paktën 143.000 fëmijë në Nigeri

TË FUNDIT

Pneumonia vret rreth 143.000 fëmijë nën moshën pesë vjeç çdo vit në Nigeri, kumtoi Qeveria në kohë kur pandemia e koronavirusit bllokon qasjen deri te trajtimi për të shpëtuar jetë.

Oksigjeni mjekësor, i kombinuar me antibiotikë mund të ndihmojë në uljen e numrit të vdekjeve – por pandemia ka shënuar rritje të kërkesës, sipas UNICEF, duke i bërë mungesat edhe më të theksuara.

Olorunimbe Mamora, ministri i Shëndetësisë në vendin më të banuar të Afrikës, në Ditën Botërore të Pneumonisë – 12 Nëntor, tha se për çdo vit në kombinim me sëmundje tjera të fëmijërisë, vret rreth 132 nga 1.000 të sapolindur.

Si përgjigje, Shoqata pediatrike e Nigerisë u bëri thirrje qeverisë dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë të përmirësojnë lëvizjet e tyre dhe të heqin reputacionin e tyre si kontribuuesi më i madh në botë për vdekshmërinë nën pesë vjeç.

Por ky vit ishte veçanërisht sfidues për shkak të pandemisë Kovid-19.

Koronavirusi “ka rezultuar në prishje të shërbimeve parandaluese dhe terapeutike të kujdesit për fëmijët, duke përfshirë imunizimin, plotësimin e ushqimit dhe trajtimin e hershëm për sëmundjet e zakonshme”, thuhet në kumtesën e shoqatës.

Pneumonia vret më shumë fëmijë se çdo sëmundje tjetër – më shumë sesa AIDS, malaria dhe diarreja, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Por mungesa e vëmendjes ndaj pneumonisë do të thotë që shumë pak fëmijë kanë qasje në ndërhyrjet në dispozicion.

“Pandemia ka ekspozuar mungesat katastrofike të oksigjenit në vendet më të varfra”, tha drejtori ekzeklutiv i “Shpëtoni fëmijët” të Britanisë së Madhe, Kevin Uatkins në një raport të fundit me organizata të tjera, duke bërë thirrje për qasje të lirë, veçanërisht në Afrikën nën-sahariane, ku më pak se një fëmijë nga pesë mund të marrin trajtim me oksigjen kur kanë nevojë për të.