Kryetari i Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, Panço Minov ka caktuar seancë për të hënën për të shqyrtuar amendamentet e mundshme për plotësime në Rregulloren e punës së Kuvendit, që do të sillet me procedurë të shkurtuar e cila do të mundësojë mënyrën onlajn edhe sqarim nga ana e deputetëve me Kovid-19 dhe që gjenden në izolim.
Nevojën për të sjell Propozim plotësim në Rregulloren e punës së Kuvendit është votuar me 61 vota “për” dhe pa praninë e opozitës në seancën plenare të sotme të 22-të.
Propozimi për plotësim të Rregullores u dorëzua nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili sot në një takim me gazetarët theksoi se i referohet vetëm deputetëve që kenë vendime për të qenë në izolim për shkak të Kovid-19.
