Pllasnicë, votohet për të parin e Komunës! Procesi votues – i qetë dhe pa probleme

TË FUNDIT

Në Komunën e Pllasnicës sot qytetarët votojnë për kryetarë komune.

Vendvotimet janë hapur në ora 7 sipas të gjitha protokolleve antikovid  të parapara nga Komisioni për sëmundje infektive.

Në ketë Komunë janë gjithsej 9 vendvotime 4 në Pllasnicë, dy në fshatin Pregllovë dhe 2 në Lisiçan.

Deri në ora 9, kanë dal 7 përqind

Deri në ora 11, kanë votuar 13 përqind

Deri në ora 13, kanë dal 22 përqind

Deri në ora 15, kanë 33,4 përqind

Kryetarët e Komisioneve për TV21 thonë se zgjedhjet po zhvillohen në frymë demokratike duke respektuar të gjitha protokollet,  me maska dhe doreza.

“Votimet zhvillohen në rregull, njerëzit dalin masovikisht të kryejnë të drejtën për votim me shpresë se do të ketë një zgjedhje të mirë për kryetarë, pa marr parasysh se kush do të jetë fituesi. Për Komunën e Pllasnicës 4 vendvotime, dy vendvotime për Pregllovën dhe 2 janë në fshatin Lisiçan”, tha zëvendëskryetari i Komisionit në vendvotimin në Pllasnicë.

Edhe në vendvotimet e fshatit Pregllovë procesi zhvillohet pa pengesa, thotë kryetari i Komisionit.

“Vendvotimet u hapën në kohë në ora 7 deri më tani probleme nuk kemi. Në këtë vendvotim për të votuar kanë dal diku 25 përqind, ndërsa në vendvotimin 0275 dalja është 0, aty ka 9 votues dhe deri më tani nuk ka dal askush, ndërsa në vendvotimin tjetër 0276 kanë dal 25 përqind. Nga fillimi deri më tani sa jeni ju prezent nuk kemi pasur asnjë problem”, u shpreh Kryetari i Komisionit për vendvotimin në Pregllovë.

Ditën e djeshme votuan 76 persona të sëmurë dhe një i burgosur.

Në Komunën e Pllasnicës të drejtë vote kanë 4954 votues të cilët kanë përcaktuar votën e tyre për njërin nga të dy kandidatët.