Partia Liberale-demokrate nuk do të jetë më pjesë e koalicionit me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë, pasi ka sjellë vendim që të veprojë e vetme.
Që deputetët Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski të veprojnë si të pavarur, është vendosur që nga muaji gusht i 2020-s në në mbledhjen e kryesisë qendrore.
“Si parti kemi sjellë vendim para 7 muajsh që të veprojmë të pavarur në Parlament, për shkak të adresimit më të mirë të vlerave liberale dhe veprimit më të gjerë nga ana e deputetëve tanë. Për ne paraqet një vlerë demokratike dhe nuk është paraqet politikë ditore”, kanë deklaruar nga PLD-ja, transmeton TV21.
Ata kanë shtuar se do të vazhdojnë të përkrahin Qeverinë dhe kjo do të vërtetohet edhe me votimin e besimit të zëvendëskryeministrit Ljupço Nikollovski dhe ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq.
