Plazh për personat me nevoja të veçanta/ “Pse të shkojmë jashtë vendit kur kemi Ohrin dhe Strugën”

TË FUNDIT

Për më shumë se një dekadë, personat me nevoja të posaçme kërkojnë një plazh të përshtatshëm për ta. Janë hartuar disa projekte, janë përcaktuar disa lokacione në bregun e Liqenit të Ohrit, por deri më tani nuk është ndërmarr asgjë, thonë nga Shoqata “Mobilnost”. Prej vitesh përballen me pengesa, e së fundmi autoritete u thonë se liqeni është nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe bregu i liqenit nuk mund të betonizohet. Por nga shoqata konsiderojnë se ka zgjidhje alternative siç ndodh në vendet më të zhvilluara, ku plazhet  për personat me aftësi të kufizuara fizike funksionojnë me sukses.

“Shumica prej nesh janë të shëndetshëm në gjymtyrët e sipërme, nëse do të kishte një tra hidraulik ku ai mund të hynte në liqen, ai mund të notonte përsëri. Ka pishina ku mund të kemi qasje mund ta bëjnë atë, unë kam një përvojë personalisht ku në Rjekë në Kroaci kanë një tra hidraulik të posaçëm, që hyn në liqen, ku mundesh edhe me karrocë të hysh.”- deklaroi Hristina Proskovska, Shoqata “Mobilnost”.

Kjo kategori qytetarësh në vend që pushimet verore t’i bëjnë në vendin e tyre, udhëtojnë në vendet fqinje e gjithë, për shkak se nuk kanë kushte në plazhet e liqenit të Ohrit dhe të Strugës.

“Pse të shkojmë në vende të tjera, kur mund t’i shfrytëzojmë ato kushte në Maqedoni. Maqedonia nuk ka kushte në asnjë liqen, sidomos në liqenin e Ohrit, në liqenin tonë më të bukur, duhet të kemi një tra hyrës që ta shfrytëzojmë, së paku të mund të hyjmë dhe të notojmë në liqen”- pohoi Goce Minovski, Kryetar i “Mobilnost” – Shkup.

Thonë se nëse ju mundësohen kushte për qasje në liqen kjo do të tërhiqte turistë edhe nga jashtë vendit. Shpresojnë që një ditë do t’u mundësohen kushte që të mund ta shfrytëzojnë liqenin e Ohrit si gjithë të tjerët.