Platformat do t’i shikoni kudo këtë vit, por si mund t’i kombinoni?

TË FUNDIT

Të gjithë e dimë që çdo gjë e vjetër bëhet përsëri e re dhe kjo është, pa dyshim, e vërtetë për të gjitha tendencat e modës. Çdo gjë nostalgjike është rikthyer dhe më e fuqishme dhe sidomos platformat e këtij viti.

Kur është fjala për këpucët më platformë, ju kujtoni që ky trend është frymëzuar nga vitet ’60. Edhe gjatë vitit 2022 ne po shohim platforma të larta në sandale, këpucë dhe çizme.

Nëse po kërkoni të dilni nga këpucët tuaja të zakonshme dhe të shtoni diçka argëtuese në koleksionin tuaj të këtij viti, këtu gjeni disa modele platformash që mund të qëndrojnë mjaft mirë me çdo lloj veshjeje.

Duke nisur që nga çizmet e zeza, takat shumëngjyrëshe që janë perfekte për verën, por edhe këpucët me platformë, nëse do të dini t’i kombinoni, do të dukeshin të mrekullueshme gjatë të gjithë sezoneve të këtij viti.