Plagosjet në veri të Kosovës, katër policë në urgjencë

TË FUNDIT

Si pasojë e gjuajtjeve nga ana e qytetarëve serb me mjete të ndryshme drejt Policisë së Kosovës, shtatë  zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim në spitalin e Mitrovicës.

Për portalin rtv21.tv ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Spitalit, Luljeta Zhubi, ka deklaruar se katër nga policët e lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kurse tre të tjerë pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

“Shtatë policë janë sjellë në Spitalin e Mitrovicës për trajtim. Katër nga policët e lënduar janë nisur për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kurse tre të tjerë pas trajtimit janë liruar për në shtëpi”.

Ajo ka shtuar se katër policët që janë dërguar në QKUK kanë pësuar lëndime më të rënda./21Media