Plagosja e Zekirja Shainit, BDI: Pezullojmë aktivitetet e ditës sotme

TË FUNDIT

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë vendosur që të anulojnë të gjitha aktivitetet e ditës së sotme në shenjë solidariteti me Zekirija Shainin, bartës i listës së AKI-së për komunën e Likovës, që mbeti sot i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Kumanovë, përcjell TV21.

“Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati. U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë, simpatizantëve dhe qytetarëve në përgjithësi që të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë. Në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për të theksuar seriozitetin e ngjarjes, partia jonë vendos të pezullojë aktivitetet e ditës sotme, ndërsa institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për rikthimin e besimit publik dhe sigurisë në terren”, thonë nga BDI.