Pis’toleta ende nuk është gjetur! Shtyhet për më 20 shtator gjyqi për Pallçon dhe bashkëpunëtorët e tij

TË FUNDIT

Gjykatësi Ivica Stefanovski shënoi fillimin e procedurës gjyqësore për vrasjen mizore të 14 vjeçares Vanja Gjorçevskës dhe 74 vjeçarin Pançe Zhezhovski.

Babai i të miturës akuzohet se i ka treguar grupit në çfarë ore vajza do të dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Vllatko Kekishov, Bore Videvski dhe Velibor Manev kanë qenë bashkëpunëtorë në veprat penale.

Në seancë nuk u soll Lupoç Pallevski – Pallço për shkak se për të gjykata dje e ka pranuar aktakuzën. Prokuroria kërkon bashkimin e dy aktakuzave.

Nga Gjykata Penale kumtuan se e kanë pranuar kërkesën për shkak të kosto-efektivitetit të procedurës dhe për shkak se bëhet fjalë për rastin e njëjtë penalo-juridik, veprat e njëjta penale dhe për të akuzuarit që përndiqen si bashkëkryerës të veprave.

Pesë të akuzuarit së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14 vjeçares me qëllim që të detyrojnë familjen e sajë që t’u japin të holla. Deri më tani mbetet e paqartë pse kjo ngjarje ka përfunduar me vrasje.

Tetë muaj më vonë nga Prokuroria shpalosin se ende nuk është gjetur arma me të cilën është shtënë në kokën e viktimave.