Piktorja Besa Dauti merr vendin e parë në garën ndërkombëtare në Itali

TË FUNDIT

Piktorja Besa Dauti, mjeshtre e pikturës së njohur dhe cilësuar Margaritare e Trëndafilave u vlerësua nga njëmbëdhjetë profesorë dhe kritikë të licencuar të artit dhe u dekorua me çmimin e parë Premio Speciale Per la Sezione Pittura Figurativa në kategorinë e artit Pikturë nga tetëdhjetë finalistët.

Piktorja Besa Dauti me ftesë nga Akademia ‘Arte e Cultura 2022’ XXVI Edizione Premio Internazionale 18/26 Giugno 2022 /Comune di Salerno /Italia ekspozoi veprat e saja në qendrën historike të Salernos në hapësirën e artit Palazzo Genovese në një nga pallatet fisnike më të rëndësishme në qytet, eksponent kryesorë të arkitekturës napolitane të shek.18 të familjes Genovese e cila tani i është besuar Universitetit të Salernos.

Piktorja tetovare është shumë aktive ne krijimtarinë e saj, për meritat e saja është nderuar me çmime dhe tituj të lartë të vendit dhe ndërkombëtarë në ekspozitat e saja personale me Refleksin e Trëndafilave (New York/Egypt/Antalya/Bursa/Albania/Manastir/Tetovë etj).