Të pish ujë është ndër gjërat më të mira për njeriun, por disa nuk e preferojnë fort. Ndaj që fytyra juaj të jetë e shndritshme dhe e pastër, pini përbërjen e mëposhtme, duke konsumuar dy deri tre gota në ditë me stomakun bosh.
Këtë lëng të shëndetshëm që mund ta përgatisni fare lehtë, mund ta konsumoni në mëngjes kur jeni zgjuar, ende pa ngrënë, pas palestrës nëse shkoni, apo pas një daljeje xhiro.
Përbërësit:
4 gota ujë
2 lugë (çaji) çaj të gjelbër
1/2 gotë me gjethe menteje të freskëta, të grira
1/3 gotë me xhenxhefil të freskët të grirë
1/3 gotë lëng limoni
Përgatitja:
Hidhni dy gota ujë në çajnik dhe lëreni të vlojë.
Më pas shtoni çajin e gjelbër, menten, xhenxhefilin dhe lëreni për 30 minuta të ftohet. Hidhini në një kanë me anë të një kullese në mënyrë që të merrni lëngun e mbetur nga çaji i gjelbër dhe gjethet e mentes.
Shtoni lëngun e limonit dhe ujin e mbetur.
Mund ta shërbeni të ftohtë nga frigoriferi, me temperaturë ambienti ose dhe me akull.
Mentja
Efekti i saj freskues mund t’ju ndihmojë në zbutjen e skuqjes së fytyrës dhe uljen e temperaturës së trupit. Aroma-terapia me mente mund t’ju ndihmojë në reduktimin e akneve të shkaktuara nga stresi dhe ekzemave.
Çaji i gjelbër
Antioksdiantët që gjenden në të ndihmojnë parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Lëngu i limonit Është i pasur me vitaminë C, një koenzimë që trupi juaj e përdor për krijimin e kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
Xhenxhefili
Ka veti anti-inflamatore në uljen e nxehtësisë së trupit, lëkurës së irrituar në sipërfaqe dhe thellësi. Gjithashtu, rrënjët e xhenxhefilit ndihmojnë në zbutjen e shqetësimeve në stomak.
