Pierce Brosnan di gjithmonë të përgjigjet kur ‘idiotët’ në rrjet quajnë gruan e tij ‘të shëndoshë’

TË FUNDIT

Sipas shumë sondazheve aktori britanik Pierce Brosnan është një nga burrat më seksi për gratë, dhe në fakt revista ‘People’ e shpalli atë të tillë “Sexiest Man Alive” në vitin 2001.

Por tashmë është bërë zakon që kur Hollywood të konsideron një nga burrat më seksi, si duhet ta ndjekësh këtë me ‘klishe’ të tjera si per shembull, të zësh të dashura modele të reja, të jesh tepër sipërfaqësor, ose dhe më keq, “të sinjalizosh sa seksi je duke bërë që dhe gruaja pranë teje të jetë po aq konkurruese”, shkruan me ironi rrjeti Daily Mail.

Por mesa duket Pierce Brosnan nuk është dakord pasi gruaja e tij Keely Shaye Brosnan është vetëm 10 vjet më e vogël se ai, dhe romanca e tyre ka nisur prej vitit 1994, kur Pierce Brosnan kuante në filmin Mrs. Doubtfire.

Gruaja e tij e parë Cassandra kishte vdekur nga një sëmundje e rëndë, duke e lënë Pierce baba të vetëm, pasi ai kishte adoptuar dhe fëmijët e saj, Charlotte e Chris.

Keely e Pierce ishin njohur në një festë në Meksikë ku Keely punonte si gazetare televizive.

Por Keely nuk arriti të kryente intervistën me Ted Danson për të cilën kishte ardhur aty, dhe në vend të tij intervistoi Pierce.

“Ai ishte mahnitës, i gjatë, ezmer, i pashëm dhe gjithçka që të bën menjëherë tërheqës për një grua”, tregonte Keely në 2001.

Kështu që në 1997, çifti shtuan familjen e tyre “të përzier” duke lindur djalin e tyre të parë së bashku Dylan. Më vonë në 2001, ata do të kishin dhe djalin e dytë së bashku Paris.

Siç mund të imagjinohet lindja e fëmijëve ka pasojat e saj në trupin e një gruaje kështu që Keely nisi të shtonte në peshë pas lindjes së dy fëmijëve.

Por Interneti si një “gropë ofendimesh” dhe stilesh te kushtëzuara mendimi që është, vinte në dyshim se përse Brosnan vijonte të qëndronte me një grua që nuk është “e dobët” apo nuk duket më si 21 vjeçe.

Në 2021 aktorja e Teen Mom, Jenelle Evans vinte në lojë peshën e Keely në rrjetet sociale duke postuar fotot e çiftit në plazh.

Por për fat Facebook mori masa për ofendimet dhe përjashtoi Jenelle nga rrjeti përkohësisht.

Brosnan ka thënë në një intervistë se subjekti është përmendur dhe mes miqsh: “Kanë qenë disa që kanë ofruar të paguajnë për operacione që ajo të bjerë në peshe, por mua më pëlqen çdo hark i trupit të saj. Edhe në të kaluarën unë e doja atë si person dhe jo vetëm për bukurinë, ajo ka sytë më të bukur në botë dhe ajo ka lindur pesë fëmijët tanë. Unë gjithmonë jam krenar për të dhe përpiqej të jem në lartësinë e dashurisë së saj.”

error: Content is protected !!