Pheniani ende pa koment për rezultatet nga zgjedhjet amerikane

TË FUNDIT

Koreja e Veriut ende e heshtur për fitoren e Xho Bajdenit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, njoftoi agjencia e lajmeve koreanojugore Jonhap.

Siç theksohet, Pheniani ka monitoruar nga afër zhvillimet pa koment, duke shtuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka mbajtur miqësi të ngushtë me Presidentin e SHBA Donald Tramp, me të cilin është takuar tre herë në dy vitet e gjysmë të fundit.

Mediat e Koresë së Veriut, përfshirë “Rodong Sinmun” dhe “KCNA”, ende nuk kanë komentuar, kurse Jonhap ka thënë se Pehniani do të dëshironte që Trampi të fitonte përsëri zgjedhjet, duke qenë se Bajden ka thënë gjatë fushatës zgjedhore se nuk dëshiron marrëdhënie diplomatike me Kimin.

Agjencia e Koresë së Jugut kujton se mediat koreanojugore në vitin 2012, kur Barak Obama fitoi zgjedhjet, publikuan lajmin vetëm katër ditë më vonë, ndërsa në vitin 2016 fitorja e Trampit u transmetua dy ditë më vonë.