Pfizer: Pilula kundër Covid-19 duket se funksionon kundër llojit Omicron

TË FUNDIT

Kompania farmaceutike Pfizer ka bërë të ditur se pilula e saj PAXLOVID, kandidate për COVID-19, duket se funksionon kundër llojit Omicron.

Kompania farmaceutike amerikane tha se të dhënat e fundit tregojnë se “PAXLOVID do të ruajë aktivitetin e fortë antiviral kundër llojeve aktuale shqetësuese”.

“Llojet shqetësuese të shfaqura, si Omicron, kanë përkeqësuar nevojën për opsione të arritshme të trajtimit për ata që kontraktojnë virusin dhe ne jemi të bindur se, nëse autorizohet ose miratohet, ky trajtim i mundshëm mund të jetë një mjet kritik për të ndihmuar në shuarjen e pandemisë”, tha Pfizer.

Kompania theksoi se të dhënat bazohen në rezultatet përfundimtare nga një analizë e 2.246 të rriturve të regjistruar në fazat 2 dhe 3 të provave të pilulës PAXLOVID.