Pfizer dhe BioNTech kanë nisur punimet për vaksinën specifike për Omikronin

TË FUNDIT

Pfizer dhe BioNTech kanë filluar një provë klinike për të prodhuar vaksinë specifike të variantit omicron Covid-19, njofuan nga kompania.

Studimi ka testuar sigurinë, nivelin e tolerancës dhe reagimin imunologjik, si dozë e parë dhe përforcuese në 1420 të rritur nga mosha 18 deri 55 vjeç, njofton CNN.

Studimi është i ndarë në tre gurpe:

  • Pjesëmarrësit në grupin e parë kanë marrë dy doza të vaksinës aktuale Pfizer Covid-19 të paktën 90 deri në 180 ditë para studimit. Ata do të marrin një ose dy doza të vaksinës specifike të Omicron.
  • Pjesëmarrësit në grupin e dytë kanë marrë tre doza të vaksinës aktuale Pfizer Covid-19 të paktën 90 deri në 180 ditë para studimit. Ata do të marrin një dozë të vaksinës aktuale Pfizer Covid-19 ose vaksinës specifike të Omicron.
  • Pjesëmarrësit në grupin e tretë nuk kanë marrë asnjë vaksinë Covid-19. Ata do të marrin tre doza të vaksinës specifike të Omicron.Vaksina specifike për Omicron do të administrohet si një dozë 30 mikrogram, e njëjtë me vaksinën aktuale.

“Ndërsa kërkimet aktuale dhe të dhënat e botës reale tregojnë se përforcuesit vazhdojnë të ofrojnë një nivel të lartë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital me Omicron, ne e kuptojmë nevojën për të qenë të përgatitur në rast se kjo mbrojtje zbehet me kalimin e kohës dhe për të ndihmuar potencialisht në adresimin e Omicron dhe variante të reja në të ardhmen”, tha në njoftim, nënkryetari i lartë i Pfizer dhe shefja e Kërkimit dhe Zhvillimit të Vaksinave, Kathrin Jansen./TV21