Liga e parë e futbollit në Ukrainë, nuk do të vazhdohet dhe askush nuk do të shpallet kampion, sepse vendi është në gjendje lufte për shkak të sulmit ushtarak rus.
Pasi Rusia më 24 shkurt e filloi luftën kundër Ukrainës në këtë vend nuk është luajtur asnjë ndeshje futbolli.
Vendimin për pezullimin e sezonit 2021/22 e konfirmoi Bordi Ekzekutiv i Federatës ukrainase të futbollit.
Dy ekipet e para sipas renditjes gjatë datës 24 shkurt 2022, Shahtjor dhe Dinamo do të luajnë në kualifikimet në Ligën e Kampionëve.
