Nesër në seancën e 88 të Kuvendit në pikën e 13 në rendin e ditës është vendosur miratimi i pakos së Qeverisë për ndihmë financiare ndaj grupeve të caktuara të qytetarëve, përcjell TV21. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski në konferencën e sotme për shtyp tha se deputetët nga ky koalicion do të votojnë pro miratimit të pakos.
“Absolutisht qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që gjithçka që është mirë dhe që është në interes të qytetarëve dhe që do të thotë ndihmë financiare në tejkalimin e krizës energjetike do të përkrahet nga të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit”, Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.
