Njëjtë si vendet e tjera aleate të NATO-s, Maqedonia e Veriut mirëpret njoftimet e përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur krizën mes Rusisë dhe Ukrainës, por duhet të demonstrohet de-përshkallëzimi, tha Ministrja e Mbrojtjes Sllvjanka Petrovska pas takimit ministror në NATO në të cilën mori pjesë për herë të parë. Theksoi se situata e sigurisë në Evropë nuk mund të quhet e relaksuar dhe se kontinenti përballet me rreziqe të llojeve të ndryshme, por gjithashtu insiston në rëndësinë e solidaritetit dhe sigurisë që ofron anëtarësimi në NATO. Foli edhe për perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, për vendosjen e trupave në Evropën Juglindore, për situatën e sigurisë në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet me Rusinë, por edhe për rritjen e shkallës buxhetore kushtuar mbrojtjes dhe modernizimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut.
“Situata e sigurisë në RMV është e qëndrueshme dhe kjo është diçka që e vërtetojnë edhe institucionet të cilat janë të angazhuara për mbrojtën e brendshme, kuptohet që të gjithë ndikimet e jashtme pa dallim nëse flitet për krizën Rusi-Ukrainë ose ndikime të tjera përgjithësisht në botë, shërbimet po i ndjekin, ndërsa paralajmërimet janë pjesë e punës së tyre në koordinim me të gjitha shërbimet dhe institucionet të cilat janë të angazhuara për sigurinë në shtet dhe sillen vendime të përshtatshme. Nuk ka nevojë për shqetësim situata është e qëndrueshme dhe e sigurt”, tha
Slljavanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
