Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka demantuar deklaratat e VMRO-DPMNE-së se gjoja në Kosovë janë arrestuar zyrtarë të inteligjencës ushtarake të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Petrovska për TV21 tha se deklaratat e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, janë keqdashëse.
Në lidhje me: Në Kosovë janë arrestuar zyrtarë të shërbimit inteligjent të Ushtrisë së Maqedonisë, thotë deputeti i VMRO-së
“Krejtësisht e pasaktë, e pavërtetë dhe fatkeqësisht keqdashëse. Njësitë organizative në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më Armatë janë në mbështetje të plotë të pjesëtarëve të Ushtrisë të angazhuar në operacionet ndërkombëtare të paqes. Nuk është hera e parë që ky deputet, ish-pjesëtarë i Armatës të shfaq të pavërteta dhe gënjeshtra dhe të sulmon ish-kolegët e tij”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në një deklaratë me shkrim për TV21.
