Petriçek dhe Korçok: BE-ja nuk duhet të jetë gjykatës për çështjet historike

TË FUNDIT

BE-ja nuk duhet të lejohet të bëhet një gjykatës kolektiv i interpretimeve historike – për atë që është e drejtë, e gabuar, e vërtetë dhe e rreme në qindra vitet e fundit të historisë së Ballkanit! “Do të ishte një largim i madh nga parimet që kanë drejtuar deri më tani procesin e zgjerimit dhe që janë pjesë e qasjes sonë të përmirësuar – transparenca dhe parashikueshmëria,” theksojnë Ministrat e Jashtëm të Çekisë dhe Sllovakisë, Tomash Petriçek dhe Ivan Korçok në një shkrim të përbashkët për Euobserver  „BE-ja nuk duhet të bëhet gjykatës për çështjet historike “.

Në veçanti, thonë diplomatët e lartë çekë dhe sllovakë, kërkesa të tilla nuk duhet të lejohen të bëhen pjesë zyrtare e kritereve të pranimit, pasi kjo do ta kthente BE-në në një arbitër të historive kombëtare.

“Prandaj, ne nuk mbështesim asnjë drejtim që do të sanksiononte interpretimin e çështjeve historike. Kërkesa për t’i vendosur një detyrim Maqedonisë së Veriut për të korrigjuar keqinterpretimin e pretenduar të historisë nuk është e pranueshme. Kushtet shtesë do të hapin rrugën për kërkesa të mëtejshme bilaterale në të ardhmen, duke komplikuar potencialisht të gjithë procesin në vitet madje edhe dekadat e ardhshme”, vlerësojnë Petriçek dhe Korçok.

Ata besojnë se një proces i drejtpërdrejtë dhe i parashikueshëm i zgjerimit është i nevojshëm bazuar në kritere të matshme, në angazhime të qarta dhe në vullnet politik.

“Kushtet janë të shumta, dhe procesi i anëtarësimit është tashmë kompleks dhe kërkon shumë përpjekje, kështu që ne duhet të shmangim futjen e elementeve që përfshijnë një shkallë të lartë të interpretimit dhe emocioneve. BE-ja nuk është këtu për të përcaktuar se kush është i drejtë apo i gabuar në lidhje me çështjet që lidhen me historinë, gjuhën ose identitetin. BE-ja bazohet në unitetin në diversitet, jo në gjykime dhe kategorizime. Çështjet bilaterale të hapura historike duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Nuk është një proces i lehtë ose i shkurtër, por mund të bëhet. Ne e dimë këtë nga përvoja jonë. Ne kemi besim se pengesat do të kapërcehen, si gjithmonë, dhe do të jemi në gjendje të kalojmë në hapat e ardhshëm, p.sh. për të punuar nën udhëheqjen e Presidencës Portugeze për një konsensus mbi kornizën për negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, rekomandojnë Petriçek dhe Korçok në këtë duke shpjeguar pozicionin e Republikës Çeke dhe Sllovakisë për të mos mbështetur kërkesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe konkluzionet e propozuara nga  presidenca gjermane e Këshillit të BE në dhjetor të vitit të kaluar