Petkov: Me propozimin francez mbrojmë qëndrimin e Bullgarisë

TË FUNDIT

Kryeministri Kiril Petkov sot në Bruksel theksoi se derisa Kuvendi Popullor të marrë vendim, qëndrimi për veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut do të mbetet i njëjtë, përcjell TV21. Ai tha se të gjithë duhet ta dinë se me propozimin francez janë mbrojtur qëndrimet bullgare.

“E dini pse nuk duan të krijojnë kuorum? Sepse kanë frikë, sepse nuk mund të zgjedhin kryetar të Kuvendit Popullor. Këta njerëz janë frikacakë, ata njerëz mendojnë vetëm si të manipulojnë, nëse kanë qëndrimin e duhur sot mblidhet komisioni, në ditët në vijim mund të bëhet një diskutim i hapur që mund ta shohë i gjithë populli bullgar. Të gjithë duhet ta dinë se ne e kemi mbrojtur qëndrimin me këtë propozim. Kushtetuta është gjë e rëndësishme, ajo do të ndryshohet. Këto gjëra duhet të thuhen qartë, populli bullgar duhet ta shohë qartë dhe askush të mos përpiqet ta hedhë “pataten e nxehtë”. Deri para një jave, të gjithë thoshin se kryeministri vet do të merr vendim në këtë Këshill, por unë thashë dhe premtova Kuvendi do të vendosë, ndërsa nga dje filluan të thonë se nuk duhet të jetë Parlamenti, po kryeministri. Ose te gjithë ju që përpiqeni ta hidhni “pataten e nxehtë” jeni frikacakë ose jeni hajdutë që tentoni të rrëzoni qeverinë për të vjedhur miliona ose jeni burrështetas. Nëse jenë burrështetas, shkoni në komision dhe merrni vendimin e duhur, unë sot do t’u them të gjithë partnerëve të mi të BE-së, se derisa Kuvendi Popullor nuk morri vendim, qëndrimi bullgar mbetet ashtu siç është”, deklaroi Petkov.