Këshilli i qytetit të Kievit informoi se Rusia shkaktoi dy shpërthime në lagjen Shevchenkivskyi, në Kiev të Ukrainës. Zyrtarët thanë se informacionet për viktimat e mundshme janë ende duke u sqaruar.
Dy shpërthimet vijnë pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vizitoi Kievin për bisedime dhe mbajti një konferencë të përbashkët shtypi së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Këtë e konfirmoi edhe kryediplomati ukrainas, Dimitri Kuleba.
“Rusia goditi Kievin me raketa pikërisht kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe kryeministrit bullgar Kiril Petkov po vizitonin kryeqytetin tonë. Me këtë akt të urryer barbarie Rusia demonstron edhe një herë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, Evropës dhe botës”, ka shkruar Kuleba.
Më herët sot, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova paralajmëroi Perëndimin kundër inkurajimit të Ukrainës për të sulmuar territorin rus, shkruan BBC.
Russia stroke Kyiv with cruise missiles right when UN Secretary General @antonioguterres and Bulgarian PM @KirilPetkov visit our capital. By this heinous act of barbarism Russia demonstrates once again its attitude towards Ukraine, Europe and the world.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 28, 2022
