Është shumë herët të parashikohen rezultatet e mundshme të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, kumtoi sot Kremlini.
“Puna është e vështirë edhe në gjendjen e tanishme, me siguri pozitive është vetë fakti se negociatat vazhdojnë”, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi, duke shtuar se ata nuk duan të japin parashikime, transmetojnë mediat britanike.
Rusia, shtoi Peskovi, është e zhgënjyer që autoritetet perëndimore nuk reaguan në vrasjen e më shumë se 20 njerëzve në qytetin e Donjeckut.
