Peskov: Diplomatët janë dëbuar nga Rusia për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protesta të paligjshme

TË FUNDIT

Rusia dëboi disa diplomatë të huaj për shkak të ndërmarrjes së aksioneve nga misionet e huaja diplomatike gjatë protestave të paligjshme, kumtoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai theksoi se diplomatët janë dëbuar dje për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protestat e ithtarëve të opozitarit rus, Aleksej Navallni. 

“Rusia nuk do të durojë një sjellje të tillë”, theksoi Peskov. 

Ministria ruse e Punëve të Jashtme më 5 shkurt u dorëzoi note proteste ambasadorëve të Suedisë, Gjermanisë dhe Polonisë për shkak të mbështetjes së tyre për opozitarin Aleksej Navallni. Sipas Moskës zyrtare, veprimet e tyre të tilla janë të papranueshme dhe nuk janë në pajtim me statusin e tyre diplomatic. Tre diplomatët u shpallën “persona non grata” dhe paten afat ta braktisin Rusinë. 

Dëbimi I diplomatëve hasi në denim të komunitetit ndërkombëtar.