Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli shpallet kampione e Evropës

TË FUNDIT

Peshëngritësja, Evangjeli Veli është shpallur kampione e Evropës në dygarësh.

Veli ka ngritur 208 kg duke siguruar vendin e parë në kampionatin që po organizohet në Tiranë.

Peshëngritësja zuri vendin e dytë në stilin e shtytjes, pasi në krye u rendit peshëngritësja nga Ukraina, Kamila Konotop.