Pesë automjete të djegura poshtë Kalasë së Shkupit pranë Vardarit, një person i lënduar

TË FUNDIT

Një zjarr shpërtheu pasdite poshtë Kalasë së Shkupit, ku po digjeshin bar i thatë, mbeturina dhe automjete të parkuara, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve fillestare nga policia, një person është lënduar nga zjarri.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit informoi se në zjarrin që shpërtheu në rrugën “Llazar Liçenoski”, poshtë Kalasë së Shkupit, përballë stadiumit të qytetit, janë përfshirë pesë automjete, prej të cilave tre janë dëmtuar pjesërisht, ndërsa dy janë djegur plotësisht. Zjarri u shua me ndërhyrjen e tre automjeteve zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikësve.

Zjarri është raportuar në orën 15:40, ku fillimisht është njoftuar se po digjeshin bar i thatë, mbeturina dhe makina të parkuara.

Falë reagimit të shpejtë të ekipeve, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht në orën 16:40, informoi komandanti.