“Përveç se vjedhin shumë edhe gënjejnë shumë”, Mickoski: Për 23 ditë janë paguar 23 milionë euro për rrymë

TË FUNDIT

Kreu i opozitares maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski tha se qeveria po gënjen kur flet për gjendjen me krizën energjetike në vend. Shtoi se është bërë tender i ri për furnizim me rrymë i cili do të kushtojë diku 8 milionë euro, ndërsa qeveria gënjen se nevojat e qytetarëve do të mbulohen nga prodhimi vendor i energjisë elektrike.            

 “Nga 7 nëntori deri 30 nëntor, për 23 ditë  kanë importuar energji elektrike në vlerë prej 23 milionë euro. Pra çdo ditë importuan 1 milion euro energji elektrike, gjegjësisht rrymë, me para të paguara nga qytetarët. Për 23 ditë, 23 milionë euro. Tani kanë bërë tender të ri për 4 ditët e para në dhjetor, imagjinonin dimri ende nuk ka filluar sipas kalendarit, ne kemi tender të ri me të cilin përsëri do të importojnë nga 1- 4 dhjetor, llogaritet se 8 milion euro do të kushtojë ky furnizim. E përsërisë, jo vetëm që vjedhin, por edhe gënjejnë shumë dhe nuk e tregojnë të vërtetën”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.